Hemorroidet gjatë shtatzënisë

Hemorroidet nuk janë të rrezikshme në shumicën e rasteve, por janë shumë të pakëndshme.
Simptoma fizike të tilla si hemorragjia, kruajtja rreth zorrës së trashë, dhimbje gjatë e pas defekimit, formacionet rreth e qark zorrës dhe stresi psikologjik e venë gruan në një situatë deprimuese dhe shqetësuese përballë vetes dhe personave të tjerë në familje.
Ju do të keni nevojë për: ushqim të pasur me fibra; ujë; stërvitje; vaskë të ngrohtë; kompresë të ftohtë; facoleta të lagëta; kremra për lyerje.
Vërejtje: Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje, gjakosje të shpeshtë, ose nuk përmirësohen me metoda shtëpiake, vizitoni mjekun.
Hani ushqime të shëndetshme – Hani ushqime të pasura me fibra gjatë ditës, si perime, drithëra të plota, cereale me përbërje krundesh, dhe pemë.
Pini ujë – Shkaktari më i shpeshtë i hemorroideve është konstipacioni (kapsllëku). Pini së paku tetë gota uji në ditë për ta parandaluar atë.
Stërvituni – Ushtroni 30 minuta në ditë për të ndihmuar tretjen. Joga, notimi, dhe ecja do t’ua lehtësojnë konstipacionin. Konsultohuni me ndonjë mjek para se të filloni ndonjë plan stërvitor.
Këshillë: Shmangni sapunët, kripërat aromatike të banjës dhe vajrat esenciale sepse ato mund ta përkeqësojnë inflamacionin.
Aplikoni gjësende të ftohta – Vendosni kompresa akulli ose gel të ftohtë në zonën e irrituar për të reduktuar ënjtjen dhe mundimin.
Aplikoni facoleta të lagëta - Pastrojeni zonën e prekur me faculeta të lagura pa aromë, pa alkool. Përdorni ato në vend të letrës së tualetit.
Pyeteni mjekun për kremrat – Bisedoni me mjekun tuaj për kremra të cilat mund t’i aplikoni së jashtmi, të cilat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/


















































