LAJMI I FUNDIT:

Helmimet në Deçan, opozita kërkon që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Helmimet në Deçan, opozita kërkon që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar rreth helmimit të një numri të madh të qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Kryetari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.


“Nuk ka mundësi me u helmua 1500 njerëz e në të njëjtën kohë dhe IKSHPK-ja thotë se nuk janë të helmuar këta. IKSHPK-ja duhet me na tregu se nga çfarë janë helmuar”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se veprimet e Qeverisë kanë qenë të vonuara.

“Veprimet e Qeverisë janë të vonuara. Komuna e Deçanit ka shpall gjendje të jashtëzakonshme. Është dashtë me u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare, propozoj që kryeministri me thirr këshillin e sigurisë kombëtare për ti ndërmarr të gjitha veprimet”, shoti Berisha.

Berisha iu drejtua deputetit të LVV-së, Enver Dugolli se nuk është duke bërë politikë. “Nuk jam tu bo politik Enever, kjo është rregulluar me ligj”, u shpreh Berisha.

Deputeti i LVV, Enver Dugolli, tha se edhe përkundër që situata është jo e mirë për shkak edhe të rritjes së shqetësimit të qytetarëve, menaxhimi është në nivel.

Sipas tij, nuk duhet hedhur kritika kur nuk ka vend për to, sepse, siç tha ai, Qeveria ka reaguar sapo ka marrë informacionin zyrtar.

“Në rastin e Deçanit, komuna dhe qytetarët kanë nevojë t’iu ndihmojnë sepse në raste të tilla duhet të jemi bashkë. Plani i reagimit e parasheh që në rast se komuna nuk mund ta përballojë aktivizohet niveli qendror MPB dhe shtabi emergjent. Të mos hedhim akuza aty ku nuk ka. Sepse Qeveria ka reaguar kur e ka marrë informacionin zyrtar”, ka deklaruar Dugolli.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica tha se reagimi ka qenë jashtë përgjegjësive dhe se krejt kjo situatë është papërgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti .

“1 500 veta që kanë shfaqur shqetësime dhe dyshime për helmim, reagimi ka qenë jashtë përgjegjësive. Është papërgjegjësi që kryeministri të jetë jashtë vendit për 7 ditë sepse Deçani është më shqetësues. Në çdo situatë po të kish pas takime shumë të veçanta do të kish ndërpre takimet. Kjo është papërgjegjësi e kryeministrit”, u shpreh Reçica.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se për shkak të mosaktivizimit të institucioneve ende nuk dihet shkaktari i helmimit të qytetarëve, prandaj edhe mund të përsëriten situata të tilla.

“Përderisa nuk kemi aktivizim të institucioneve tani është kjo gjendje dhe ende nuk e dimë shkaktarin. Këto gjëra mund të përsëriten. Rrethana të tilla duhet me pas parasysh se krijohen dezinformata”, u shpreh Quni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori