Ish-futbollisti i njohur Robert Gjeraj, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Gjeraj ka bërë disa rrëfime të padëgjuara më parë, teksa mes tjerash ai është ndalur për të folur edhe për sfidën më të rëndësishme dhe për fuzionimin e parë në futbollin kosovar.


“Filluam në Superligë, luajtëm mirë, mbetëm në ligë, lojën e fundit me Vëllaznimin”.

“Nëse ne pësonim do kishim rënë nga liga, nëse pësonte humbje Vëllaznimi do kishin rënë atë, por barazimi na konvenonte neve”.

“Në minutën e tetë shënuam gol dhe mbaroi ndeshja 1-0 deri në atë kohë me pa atë publik më dridheshin këmbët”.

“Kanë qenë helikopterat e KFOR-it të cilët e ruanin lojën. Mendoja se çfarë po ndodhë a po bëhet luftë edhe një herë”, ka rrëfyer Gjeraj.

Në fund, Gjeraj tregon se si drejtuesit e klubit morën vendim ta fuziononin klubin me Vëllaznimin shkaku i shpenzimeve të mëdha dhe stresit të akumuluar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app