LAJMI I FUNDIT:

Hekurat e prerë dhe çarçafë për litar, çfarë filmuan kamerat e sigurisë për planin e arratisjes së vrasësit të grave, Dan Hutra

Hekurat e prerë dhe çarçafë për litar, çfarë filmuan kamerat e sigurisë për planin e arratisjes së vrasësit të grave, Dan Hutra

Dan Hutra, 40-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e tri grave dhe plagosjen tri të tjerave në Tiranë, ka tentuar arratinë nga burgu i Fierit paraditen e sotme por është kapur në flagrancë.

Në pamjet e mëposhtme shihen hekura e qelisë të prerë si dhe çarçafët e bërë në forma litari që do përdoreshin për arratisjen.


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi më herët se në dhomën ku ishin të akomoduar, Hutra dhe 3 të paraburgosurit e tjerë kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

“Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe Martin Kapllani, lindur dhe banues në Vlorë, të cilit i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.

Geraldo Veizaj, 23-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, po për “Vjedhje”.Si dhe Feti Kovaçi, 27-vjeç, lindur dhe banues ne Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, po për vjedhje“- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Tenton të arratiset nga burgu i Fierit Dan Hutra
Lexo po ashtu Tenton të arratiset nga burgu i Fierit Dan Hutra

Stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun. Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje. Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.

Top Channel ka mundur të sigurojë me foto pamjet nga plani kriminal për arratisjen nga burgu të Dan Hutrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori