LAJMI I FUNDIT:

HEJ në ndejën më ‘të frikshme’ për Halloween

HEJ në ndejën më ‘të frikshme’ për Halloween

HEJ është përkujdesur që as këtë herë të mos i lë pa festuar përdoruesit e saj për të ashtuquajturën “Nata e shtrigave”. Përveç veshjes së kostumeve, maskimeve dhe kreativitetit, të rinjtë që janë pjesë e HEJ kanë mundësinë të bëhen pjesë e një feste më të madhe në Prishtinë.

Platforma më e madhe e komunikimit për të rinj në vend “Hej! Pse po pret?” ka ftuar të gjithë përdoruesit e saj që datën 31 tetor ta ruajnë për Halloween Party’n e organizuar me rastin e kësaj feste “të frikshme”.

cover-hej

Ndeja e organizuar nga platforma HEJ në bashkëpunim me SP events do të mbahet në Teatrin ODA, nga ora 21:00, ndërsa hyrja për përdoruesit e platformës HEJ do të jetë falas. Krejt cka duhet të bëjnë përdoruesit e kësaj platforme është që tek hyrja e teatrit ta bëjnë verifikimin që janë përdorues të Hej, duke thirrur kodet *888# apo *888*1#.

Gjatë kësaj ndeje do të performojnë emrat e njohur të estradës shqiptare si Samanta Karavello, Gent Fatali, Blasta, Eri Dee, ndërsa do të shoqërohen nga muzika e DJ Deezy dhe DJ Crack.

Ndeja nën slloganin “Hej, a po tutesh?” organizohet në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera për të rinjtë që janë organizuar prej se ekziston platforma Hej dhe ka për qëllim përmbushjen e misionit të Hej – argëtimin, edukimin dhe komunikimi e plotë të të rinjëve. Platforma Hej, e mundësuar nga IPKO, është e para dhe më e madhja në vend e llojit të saj me mbi 150 mijë anëtarë aktivë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar