LAJMI I FUNDIT:

Heiko Maas: Administrata e re amerikane ofron mundësi për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Heiko Maas: Administrata e re amerikane ofron mundësi për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Me mbështetjen e administratës së re të Shteteve të Bashkuara, Gjermania mendon se ofrohet një mundësi për t’u gjetur një zgjidhje dhe arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të sjell përparim në sektorin e ekonomisë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas pas takimit në Berlin me homologun serb, Nikola Selakoviq, raporton tanjug.rs.

“Jemi të përfshirë në dialogun mes Serbisë e Kosovës. Bashkimi Evropian ka të dërguarin e posaçëm, i cili shpesh viziton rajonin. Me ndihmën e qeverisë së re amerikane, ofrohet mundësia të gjendet një zgjidhje e të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellte përparim ekonomik”, ka thënë Maas, transmeton Telegrafi.

Ministri gjerman është pyetur edhe për deklarimet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me atë që ka thënë se dialogu nuk është prioritet për qeverinë e tij të re, transmeton Telegrafi.

“Si do të ishte reagimi i Brukselit nuk mund të them. Kemi folur në të kaluarën dhe çfarëdo ndryshimi të kufijve, e shohim si gjë që nuk është në përfitim. Është një linjë që e ndjekim. Qeveria e re e Kosovës të merret intensivisht me çështjet e pazgjidhura e të hapet perspektiva evropiane për Kosovën”, ka thënë Maas.

Heiko Maas: Gjermania merr iniciativën për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Heiko Maas: Gjermania merr iniciativën për Ballkanin Perëndimor

Më tej thuhet se Gjermania “mendon seriozisht” kur bëhet fjalë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është arsyeja pse këtë verë Berlini do të presë një samit të ri si pjesë e Procesit të Berlinit gjersa Ministria e Jashtme shpreson për “praninë fizike” të pjesëmarrësve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori