LAJMI I FUNDIT:

Heathrow nis hetimet pa gjetjes së të dhënave antiterror në USB

Heathrow nis hetimet pa gjetjes së të dhënave antiterror në USB

Zyrtarët e aeroportit Heathrow në Londër kanë nisur hetimet, pasi që një USB me të dhëna të besueshme, përfshirë edhe rutinën e saktë të mbretëreshës, thuhet të jenë gjetur në rrugë.

Gjithsej 76 skedarë janë gjetur në USB, përfshirë edhe harta, video dhe dokumente, raporton Sunday Mirror.

Të dhënat nuk ishin të enkriptuara dhe nuk ishin të mbrojtura me fjalëkalim.


Gazeta shkruan se të dhënat përmbajnë detaje të masave të sigurisë për të mbrojtur mbretëreshën dhe llojet e identifikimit, përfshirë zyrtarë policorë, të cilët kanë qasje në zonat e ndaluara.

Në skedarë ishte paraqitur edhe rutina dhe masat e sigurisë për ministrat e kabinetit.

Hartat e lokacioneve të sakta të kamerave CCTV, tunelet dhe boshtet e shpëtimit të lidhura me Heathrow Express po ashtu thuhet të jenë gjetur në USB, përfshirë edhe detaje të sistemeve të radarëve ultrazë të përdorur për skanime në aeroport.

USB është gjetur në një rrugë nga një njeri, i cili ia ka dorëzuar Mirror, ndërsa kjo e fundit e ka dorëzuar te shefat e inteligjencës së Heathrow.

Është e paqartë nëse kjo ka ndodhur qëllimisht, ose për shkak të paaftësisë, shkruan gazeta.

Një zyrtar i aeroportit ka thënë për Sky News, se kanë rishikuar  të gjitha planet e sigurisë dhe se siguria e  Heathrow mbetet në nivel.

“Ne kemi nisur një hetim të brendshëm për të kuptuar se si ka ndodhur kjo dhe janë ndërmarrë masat për të parandaluar që situata të ngjashme mos të ndodhin në të ardhmen”, kanë thënë zyrtarë të Heathrow.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori