LAJMI I FUNDIT:

Heartbleed, vlerësohet virusi më i keq i të gjitha kohërave

Heartbleed, vlerësohet virusi më i keq i të gjitha kohërave

Një virus i sapo zbuluar me nofkën Heartbleed besohet se e ka rrezikuar shumë sigurinë në internet, duke ekspozuar miliona llogari të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kredit kartelave.

Ky virus besohet se ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe hakerët e ndryshëm mund ta kenë shfrytëzuar atë për më shumë se dy vjet, pa u vënë re nga askush.

Virusi vlerësohet se është ndryshe nga shumica e shkeljeve dhe thyerjeve online të cilat janë raportuar gjatë disa viteve të fundit, nga të cilat një uebfaqe apo një tjetër është hakuar, pasi që siguria e të njëjtës është thyer nga një sulm i caktuar.

Kësaj radhe, virusi është një kod i cili është projektuar që ti mbajë serverat e sigurt – përkatësisht dhjetëra mijëra serverë të të dhënave, në të cilat të dhënat ruhen për mijëra uebfaqe.


Kjo është arsyeja pse disa ekspertë janë duke e quajtur Heartbleed-in virusin më të keq të të gjitha kohërave, diçka për të cilën duhet të jenë të shqetësuar të gjithë ata që e frekuentojnë internetin ose bëjnë biznes në të.

Të paktën 500.000 serverë besohet se janë afektuar nga HeartBleed. E keqja më e madhe e këtij virusi është se nuk vërehet fare se ekziston në një server. / Telegrafi /