LAJMI I FUNDIT:

Haziri-Sinani: Pa zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore s’ka paqe të qëndrueshme në rajon

Haziri-Sinani: Pa zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore s’ka paqe të qëndrueshme në rajon

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri priti sot në takim kryetaren e Preshevës Ardita Sinani, me të cilën janë dakorduar për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve ekonomike, sociale, kulturore dhe politike, duke trajtuar të drejtën e shqiptarëve dhe parimin e vetëvendosjes që qytetarët e Luginës ta kenë të drejtën e bashkimit me Republikën amë.

Haziri pas takimit tha se në kohën e zhvillimit të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e tavolinës dhe në interes të Qeverisë së Kosovës dhe të mandatuarit për negociata.


“Parimi i reciprocitetit dhe parimi i të drejtës për vetëvendosje i qytetarëve të këtyre tri komunave nënkupton që t’u kthehet e drejta për të jetuar në Republikën amë të tyre, por ky është proces politik që është në rifillimet e saja në këtë dekadë të re. Besimi im i madh është që njerëzit dhe besimi i tyre nuk mund të shkelet asnjëherë, i kalon përmasat e kërkesave të kohës dhe përmasat e ngushta të politikanëve, qofshin në Beograd apo në Prishtinë. Fundja, e drejta për të jetuar dinjitetshëm në shtëpinë e vet i takon secilit”, tha Haziri.

Ndërsa, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, ka sqaruar se pa zgjidhje të problemit të Kosovën Lindore nuk ka paqe të qëndrueshme në rajon.

“Problemet që kanë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë shumë të dhimbshme që nga ato sfidat e mëdha socio-ekonomike deri tek mosekzistimi juridik i shqiptarëve përmes pasivizimit të adresave të vendlindjes. Diskriminimi është i vazhdueshëm. Serbia hap dialogun me Kosovën, ndërsa bllokon dialogun me këto komuna shqiptare atje dhe me përfaqësuesit shqiptarë. Mirëpo bisedimet përfundimtare, nëse nuk trajtojnë edhe zgjidhjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, nuk mund të garantohet stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, tha Sinani.

Ajo ka theksuar se problemet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë të shumta, që nga shkelja e të drejtave të njeriut, lirisë së lëvizjes e deri te mungesa e investimeve.

“Do të punojmë së bashku me kryetarin e Gjilanit që përmes projekteve të përbashkëta ndër-komunale e ndër-kufitare, të aplikojmë në fonde të Komisionit Evropian, në programe të IPA-s dhe tek donatorë të ndryshëm për të investuar në projekte jetike dhe të domosdoshme. Kjo për arsye që buxhet nuk kemi për të zhvilluar projekte në infrastruktura publike, projektet në bujqësi, ndërmarrësia e mesme dhe e vogël, shërbimet komunale e deri te projektet kulturore”, ka thënë Sinani.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori