LAJMI I FUNDIT:

Haziri për draft-statutin e Asociacionit: Krijon autonomi territoriale e politike për serbët

Haziri për draft-statutin e Asociacionit: Krijon autonomi territoriale e politike për serbët

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, “e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë” Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Haziri shprehi shqetësime mbi implementimin e Asociacionit, duke theksuar se është duke krijuar një strukturë që do të ketë fuqi politike dhe kontroll në territor, pronë, dhe njerëz.


Haziri tha se dokumenti i fundit i Asociacionit i cili sipas tij është pranuar nga Kurti është dokumenti më i keq i një draft-statuti për Asociacionin.

Sipas tij ai dokument krijon të drejta deri në një autonomi territoriale dhe politike për serbët në Kosovë.

“Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, duhet me e zbërthye drejt dhe qartë. Serbët e Kosovës në parim e diskriminimit pozitiv kanë të drejta shtesë, në nivel të Kushtetues. S’ka kush ma shumë më iu jep. Në nivel të pushtetit lokal. Po krijohet pushteti i tretë. Më së pakti është 08 që po krijohet e më së shumti është ky dokument që Kurti e ka pranuar”.

“Dhe që është tu e finalizu, ka me legalizu ka me legjitimu politikisht dhe në fund ka më impelmentu si Qeveri. Po e krijon pushtetin e tretë në Kosovë, që ka me pas fuqi politike, të kontrollit në territor, në prona, në njerëz dhë pastete. Nuk ka më marrë vetëm detyra ekzekutive. Fundja dy sisteme arsimi dhe shëndetësia, si rrjete kanë me u organizu në mnyrë të veçantë me zyre në Beograd, me financim nga Serbia”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori