LAJMI I FUNDIT:

Haziri paralajmëron masa rigoroze nëse vazhdon rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19

Haziri paralajmëron masa rigoroze nëse vazhdon rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19

Në ditën e 109 të përballjes me COVID-19, Komiteti për menaxhimin e situatave i ngritur në nivelin e shkallës së dytë të rrezikshmërisë, ka vlerësuar gjendjen në të cilën është Komuna e Gjilanit në aspektin e shëndetit publik dhe janë analizuar burimet e fundit të cilat kanë rezultuar pozitiv ne test, e që lidhen me burime në vendin e punës.

Në fjalën e tij para gazetarëve, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas takimit që kishte me komitetin ka deklaruar se rastet e fundit në Gjilan, kontaktin me infeksionin e kanë nga vendet e tyre të punës në institucionet dhe detyrat zyrtare shtetrore por edhe nga puna në sektorin privat.


“Angazhimi në menaxhimin e rasteve pozitive në Gjilan është i vazhdueshëm përmes ekipeve mjekësore, monitorimin nga inspektorët komunal dhe punën e madhe që e bënë policia dhe institucionet tjera përgjegjëse. Deri më tani janë testuar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik 1442 qytetarë, prej të cilave raste aktive i kemi 71, të shëruar 91, nga jeta janë ndarë 3 qytetarë të cilët kishin edhe probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë në konferencë me gazetar.

Kryetari Lutfi Haziri, ka potencuar se pikë e zezë në pandemi mbetet edhe më tutje vdekja e Agon Musliut, në karantinë në Prishtinë, e cila lidhet me zhvillimet e pandemisë dhe presim që hetimet ta zbardhin rastin e tij deri në fund.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se inspektorët e Komunës së Gjilanit janë duke punuar në respektimin e rekomandimeve shëndetësore, atyre të Komitetit të Emergjencave dhe manualit që e ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë dhe e njejta kërkohet edhe nga qytetarët.

I Pari i Gjilanit ka apeluar te të gjithë qytetarët për kujdes maksimal ndaj vetvetes, familjes, fëmijëve e pleqëve, duke zbatuar masat mbrojtëse, ruajtjen e distancës duke i llogaritur këto pjesë të jetës dhe kulturës së të jetuarit, në vende publike, rrugë, punë dhe kudo që të jemi.

Ai ka paralajmëruar masa rigoroze në Gjilan nëse vazhdon trendi i infektimit në rritje.

“Nëse vazhdon kështu në rritje trendi negative i përhapjes së infeksionit, unë jam kategorik për ashpërsim të masave. Po punojmë vazhdimisht me këtë ekipë, me këshillat e fshatrave dhe me institucionet tjera publike që të mos vie deri aty. Kemi bërë përgatitjen për pritjen e bashkatdhetarëve, janë hapur të gjithë kufijtë, aeroporti dhe kufijt tokësor. Gjatë kësaj jave me kërkesën tonë do të hapet edhe pika kufitare Stançiq – Bellanoc. Të shkojmë drejtë normalizimit por me masa shtesë të kujdesit dhe shpresojmë shumë në normalizim të plotë”, ka theksuar kryetari Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori