LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore

Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Republikës së Kosovës, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë problem.

Këto komente kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetar i LDK-së, i ka bërë sot në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar nga SHKMT “Jehona” me seli në Zvicër.


“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ai i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Kamberi tha se interesimi i Mërgatës dhe vullneti i tyre për t’i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen na obligon që të jemi në çdo kohë pranë tyre, ndërkaq Mustafa theksoi se pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë, transmeton Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori