LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Një pjesë e madhe e gjilanasve janë pa rrymë nga ora 09:00

Haziri: Një pjesë e madhe e gjilanasve janë pa rrymë nga ora 09:00

Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar se një pjesë e qytetarëve të kësaj komune dhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike që nga ora 09:00.

“Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”, ka njoftuar Haziri në Facebook.


Ai thotë se pos shtrenjtimit të rrymës, qytetarët po përballen edhe edhe me dhoma të ftohta e terr në ditën e fundit të vitit.

“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të ftohta e terr ne ditën e fundit të vitit”, ka shkruar tutje Haziri./Telegrafi/