LAJMI I FUNDIT:

Haziri i LVV-së: Të lihen inatet politike, të procedohet Ligji për luftimin e pandemisë COVID-19

Haziri i LVV-së: Të lihen inatet politike, të procedohet Ligji për luftimin e pandemisë COVID-19

Anëtari i Komisionit për Shëndetësisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka thënë se kanë kërkuar në këtë komision që të monitorohen dhe vlerësohet lirimi i masave gjatë pandemisë, por që sipas tij kjo nuk ka ndodhur, ndërsa situata është jashtë kontrollit të Qeverisë së Kosovës dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, shteti do të përballet me katastrofë shëndetësore dhe ekonomike.

Haziri ka thënë për Telegrafin se duhet të lihen anash inatet politike dhe të procedohet tutje iniciativa për Ligjin për luftimin me pandeminë COVID-19.


Deputeti i LVV-së, ka paralajmëruar se është momenti i fundit që të identifikohen vatrat e infeksionit dhe situata të futet nën kontroll, përndryshe shteti do të kolapsoj.

“Si deputetë të LVV në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vazhdimisht kemi kërkuar që të monitorohen dhe të vlerësohen lirimi i masave dhe në bazë të rezultatit të ndërmerren veprime gjë që nuk ka ndodhur dhe siç po shihet situata në menaxhimin e pandemisë iu ka dalë nga kontrolli. Kjo qeveri Koti as nuk e çanë kokën. Është momenti i fundit që të identifikohen vatrat e infeksionit qoftë atyre që i dihet burimi i infeksionit qoftë atyre që nuk i dihet dhe situata të futet në kontroll. Përndryshe vendi do të kolapsojë. Duhet të lihen anash inatet politike dhe duhet të procedohet iniciativa e deputetëve me Kryetaren e Kuvendit dhe ligji për luftimin e pandemisë me COVID-19 duhet të kalojë që të kemi bazë ligjore në luftimin e saj. Ndrysh nuk do kemi mundësi ligjore ta luftojmë këtë pandemi”.

Haziri tha se që nga fillimi i punës, Qeveria e tanishme nuk ka qenë në vijë në lidhje me pandeminë, ndërsa tha se nëse vazhdon situata kështu, vendi do të përballet me një katastrofë shëndetësore dhe ekonomike.

“Që nga fillimi Qeveria Koti nuk ka qenë në një vijë në lidhje me pandeminë  COVID-19. Kjo tregon jolegjitimitetin dhe joseriozitetin e kësaj Qeverie jolegjitime.  Në njërën anë kemi parë deklarata të kryeministrit Koti që kanë qenë pro rikthimit të masave të cilat i ka ndërmarrë Qeveria Kurti, e në anën tjetër ministri jolegjitim i Ministrisë së Shëndetësisë vazhdimisht ka thënë që është kundër masave dhe ka vazhduar të bëjë lirimin e të gjitha masave të ndërmarra më herët. Kjo tregon se kjo qeveri nuk brengoset për jetën e qytetarëve dhe gjërat si janë duke rrjedhur e dërgojnë vendin në një katastrofë shëndetësore dhe në të ardhmen edhe ekonomike”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar gjatë të hënës mundësinë për kthimin e karantinimit të disa zonave dhe ndalimin e tubimeve mbi 100 persona.

Hoti paralajmëron kthimin e karantinimit dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se 100 persona
Lexo po ashtu Hoti paralajmëron kthimin e karantinimit dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se 100 persona

Ai tha se në lidhje me këtë do të merren vendime në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Hoti tha se situata është nën kontroll, por nën kontroll të brishtë dhe se duhet të punojnë të gjithë së bashku për të mos u mbyllur ekonomia tërësisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori