LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK e gatshme për një marrëveshje me VV-në që posti i kryeministrit të ndahet me rotacion

Haziri: LDK e gatshme për një marrëveshje me VV-në që posti i kryeministrit të ndahet me rotacion

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK është e gatshme për një marrëveshje me Vetëvendosjen që posti i kryeministrit të ndahet me rotacion.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë nominimi i Vjosa Osmanit nga LDK është bërë për t’i shërbyer afrimit me Vetëvendosjen, përcjell Telegrafi.

“Rotacioni mund të jetë një arsye për të kaluar dallimet që kemi aktualisht për postin e kryeministrit. E shoh që ka një gëzim politik te kampi i ish PAN-it, sepse nuk mundin t’i përballojnë marrëveshjet [LDK-Vetëvendosje] për shkak të interesave të caktuara”.


Kryetari i Gjilanit ka thënë se nuk ka çështje të tjera të hapura me Vetëvendosjen përpos kryeministrit.

“Na ka mbetur vetëm çështja se si të ndërtohet lista e përbashkët [me VV-në] dhe në çfarë forme të bëhet renditja. Ne mendojmë se Vjosa Osmani duhet t’i prijë listës, Vetëvendosje ka mendimin e saj. Ne këtë duhet ta kalojmë vetëm me ‘muhabet’”.

Haziri: LDK ka opsion vetëm Vetëvendosjen për koalicion parazgjedhor
Lexo po ashtu Haziri: LDK ka opsion vetëm Vetëvendosjen për koalicion parazgjedhor

Haziri ka thënë se me Vetëvendosjen, LDK ka pasur përballjen më të madhe politike por asgjë personale në përplasjet e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori