LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kur po futem në Kuvend, si me hy në varreza

Haziri: Kur po futem në Kuvend, si me hy në varreza

Lutfi Haziri i LDK-së teksa fliste rreth gjendjes politike, përmendi dështimet për konstituimin e Kuvendit.

Për të, një gjendje e tillë po ngjason me atë të varrezave.

Ai mes tjerash, përmendi edhe arsyet e refuzimit të VV-së, duke shtuar se një prej tyre është mospërfshirja e gjithanshme.


“Situata në Kuvend po bëhet neverike për të gjithë, beso edhe për mua. Kur po hyj në seancë të Kuvendit është sikur me hy me vizitu varreza”.

“Në pjesën e parë të letrës, LDK i nxjerr disa argumente nga përvoja politike, propozimi i yni është ai që nuk i jep prioritet një grupi”, tha ai në “Politiko”.