Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar të shtunën për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat anti Covid, në mënyrë që të ulen rastet e infeksionit dhe që të mund të ndërmerren veprime për të lehtësuar masat.
Në të kundërtën, nëse shtohen rastet e të infektuarve dhe i atyre që përfundojnë me vdekje, do të duhej ashpërsuar ato, tha ai.
I pari i Komunës së Gjilanit tha se duke iu referuar IKSHPK-së, sot kemi edhe tetë raste të reja me COVID-19 në Gjilan dhe disa raste që janë shëruar për gjatë 48 orëve të fundit.
“Tani kemi 153 raste aktive me Covid-19, prej të cilëve 38 janë të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa nuk kemi qytetarë tanë që janë të shtruar në QKUK apo klinika tjera”, tha Haziri.
“Po punojmë që këta qytetarë të prekur ta marrin trajtimin e duhur, kujdesin intenziv i mjekëve po bënë që ta përballojmë sa ma mirë situatën”, ka shtuar Haziri.
Haziri ka vlerësuar lartë mjekët në gjinekologji ku kemi pasur një lindje të suksesshme të një fëmije të shëndoshë nga një nënë e cila ka qenë me COVID-19. Pas procedurave, ajo është liruar në shtëpi në vetizolim.
“Ju lutem ruajeni pak vetën tuaj, familjen tuaj dhe të tjerët, në këtë situatë, në mënyrë që të mos na detyrohemi t’i shtrëngojmë masat. Ky është shqetësimi im i vazhdueshëm sepse rritja e numrit të të infektuarve dhe i rasteve të vdekjes do të na detyrojë me i shtrëngu masat”, ka thënë kryetari Haziri, i cili megjithatë paralajmëroi lehtësim të masave duke përmendur faktin që nga e hëna do të fillohet me hapjen e çerdheve, fitneseve, sporteve edukuese.
“Ne, të hënën po planifikojmë me i hap çerdhet. Ende nuk kemi konfirmim se cilat çerdhe në çfarë kohe, por në kuadër të lehtësimit të masave i ftoj menaxhmentin e çerdheve, edhe publike edhe private, që të përgatiten, ne do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues, fitneset…”, ka thënë Haziri duke shtuar se për klubet e futbollit Gjilani e Drita, do të krijojnë kushte të veçanta për përgatitje sepse ato klube do të na përfaqësojnë në Evropë.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucione që ta përballojmë sa ma lehtë gjendjen me COVID19 dhe që të kemi sa ma shumë lajme të mira.
E lajme të mira, Haziri tha se janë ato kur përfundojmë një ditë pa viktima, pa njerëz që e humbin betejën me COVID, dhe kur kemi numër sa më të vogël të të infektuarve.
Përndryshe, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë institucionet përkatëse për shkelje të masave të Covid-it, mos respektim të orarit, siç ka ndodhyr në lagjen Dardania ku qytetarët kanë bashkëpunuar dhe organet përkatëse kanë reaguar.
“Nuk lejohet muzikë live në asnjë klub, lokal a restorant, madje as me DJ. Nuk lejohen tubime, mitingje, ahengje e organizime, sepse na detyron masa për shpërndarje”, tha Haziri.
“Ju lutem respektoni masat, është kohë pandemia dhe jeta e njerëzve është e rëndësishme dhe më e vlefshme se gjithçka tjetër”, ka thënë kryetari Haziri, për të shtuar se janë duke punuar shumë me ekipin edhe për shëndetin e ekonomisë dhe kjo është arsyeja pse kanë bërë shumë presion si Gjilan që me u hap çerdhet, me u shty orari i punës për gastronominë, me u hap klubet e fitnesit, e shkollave sportive që kanë edukim për fëmijë.
“Na jepni neve mundësinë që ta kemi në dorë një armë të fuqishme, t’i kemi faktet për disiplinë dhe lojalitet që të shkojmë drejt largimit total të disa masave rënduese sepse me pandemi do të vazhdojmë me jetue, por nëse jetojmë me kujdes, numri më i vogël i të infektuarve është ajo që ka me i determinue masat”, ka thënë Haziri, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre