LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Forumi i Gruas është promotor i proceseve dhe masivizimit të LDK-së

Haziri: Forumi i Gruas është promotor i proceseve dhe masivizimit të LDK-së

Në Konventën të organizuar sot nga Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Degës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky mekanizëm në vitet e fundit është bërë promotor i proceseve dhe masivizimit të partisë.

“Këto katër vite kanë dëshmuar se Forumi i Gruas është promotor i proceseve dhe masovizimit të LDK-së, përfaqësuese politike në institucione, vendimmarrëse, përfaqësuese të denja dhe me këtë rast i falënderoj dy herë, karshi burrave dhe të rinjve. Nënat e bashkëshortet tona janë bartëset kryesore të familjes. Lidhja jonë është bazuar në familje, pra tek roli i grave, i femrës si shtyllë në familje për stabilitet”, ka thënë Haziri.

Se sa e respekton gruan LDK, i pari i Degës dhe i Komunës, pohoi se tregon fakti që është marrë vendimi për vendosjen e Monumentit të Heroinës në Gjilan, që e mban emrin e dëshmores, Hanëmshahe Abdullahu (Nushi).


Kryetari Haziri ka thënë, po ashtu, se tashmë janë përfunduar zgjedhjet brenda partisë nëpër nëndegë, që kanë kulmuar me Konventën e Rinië dhe atë të Gruas, derisa kanë mbetur vetëm edhe tri nëndegë për ta përfunduar procesin.

Ai ka njoftuar se këtë procs zgjedhor e karakterizon fakti që afro 50 për qind të të zgjedhurve në nëndegë janë emra e personalitete të reja në strukturë, me pjesëmarrje të mbi 6 mijë njerëzve, përderisa janë zgjedhur 980 aktivistë e veprimtarë.

Ndërsa, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se ndihet krenare dhe e privilegjuar që ky mekanizëm është dëshmi e Lidhjes së madhe të LDK’së dhe fitoreve të njëpasnjëshme në Gjilan.

“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, u bë e mundur që gratë në Komunën e Gjilanit ta kenë vendin e merituar në vendimmarrje. Për këtë, merita më e madhe i shkon kryetarit Lutfi Haziri. LDK është lidhje e besës dhe e shpresës së madhe ku ka vend për të gjithë, sidomos për zonjat dhe zonjushat”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Këtë Konventë e kanë përshëndetur edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendor, Lirije Kajtazi, ish-ministri Fatmir Rexhepi dhe deputeti Imet Rrahmani.

Përndryshe, kreu i LDK-së në Gjilan ka thënë se zgjedhjet janë përcjellë me solemnitet dhe unitet për të dëshmuar bastionin e Rugovizmit, duke shtuar se në korrik pritet të mbahet Kuvendi i madh i Degës i cili ka 103 delegatë, ku pritet zgjedhja e kryetarit, kryesisë dhe e 29 delegatëve për Kuvendin Qendror.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori