LAJMI I FUNDIT:

Haziri dhe zëvendësministri Nurboja flasin për skemën e mbështetjes me fonde zhvillimore

Haziri dhe zëvendësministri Nurboja flasin për skemën e mbështetjes me fonde zhvillimore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëvendësministri Bashkim Nurboja, kanë diskutuar sot për skemën e mbështetjes me fonde zhvillimore, që kanë impakt zhvillimin lokal ekonomik.

Haziri në konferencën para gazetarëve tha se janë njoftuar për mënyrën e aplikimit në këto fonde.


“Falënderoj Ministrinë për kujdesin e treguar për mbështetje të Komunave. Komuna e Gjilanit do të jetë e koordinuar me zyrat profesionale të saj që kanë fushën e menaxhimit të zhvillimit lokal ekonomik. Përfituesi më i madh është komuniteti, ku zhvillohet program dhe investimi që ministria ka paraparë për komunat në këtë vit buxhetor”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, zëvendësministri Bashkim Nurboja, ka njoftuar se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka bërë thirrje për komunat që të aplikojnë për projekte kapitale, ku projektet do të investohen nga MZHR deri në vlerën 200 mijë euro.

“Inkurajojmë Komunat që të aplikojnë për projekte, sepse është shumë e rëndësishme që në këtë kohë të zhvillojmë së bashku projekte kapitale që janë shumë të rëndësishme për ekonominë, por edhe për komunitetin që ua përmirëson jetën socio-ekonomike. Gjithashtu, edhe për bizneset dhe mikrobizneset kemi hapur një thirrje për grante që është një mbështetje për ngritjen, zhvillimin dhe zgjerimin e tyre”, ka thënë zëvendësministri Nurboja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori