LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Delegatët e Gjilanit gati e unik për Kuvendin e Nëntë të LDK-së

Haziri: Delegatët e Gjilanit gati e unik për Kuvendin e Nëntë të LDK-së

Delegatët e Gjilanit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë bërë gati për Kuvendin e Nëntë të partisë.

Kreu i Lidhjes në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Facebook së bashku me delegatët e LDK-së.


Sipër fotografisë ai ka thënë se LDK është besë e shpresë për Kosovën, dhe se uniteti është mbi të gjithë, transmeton Telegrafi.

Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së, do të mbahet nesër  më 3 gusht 2019 në hotelin Emerald duke filluar nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve do të bëhet nga ora 9:00./Telegrafi/