Eden Hazard pak orë më parë është prezantuar si futbollisti i ri i Real Madridit.

Belgu është prezantuar para tifozëve në Santiago Bernabeu me fanellë të Real Madridit.


Por edhe pse kishte vesh fanellën e Los Blancos, Hazard nuk kishte numër në të.

Në Spanjë po qarkullojnë zërat se Hazard do ta marrë fanellën me numër shtatë që aktualisht mbahet nga Mariano Diaz.

Dëshira e madhe e belgut ishte ta marrë numrin 10 në fanellë, por duket se këtë dëshirë nuk do t’ia plotësojë Modriç.

64295586 2566049206790866 304456315919400960 n e1560455423750

Ka qenë vetë Hazard që ka konfirmuar se ka biseduar me Modricin dhe i ka kërkuar fanellën me numrin 10, por që është refuzuar nga kroati.

“Pata fatin të flisja me Modriç nëpërmjet Kovaçiç. Duke qeshur i thashë nëse do të më linte të lirë numrin 10, por më tha jo”, deklaroi Hazard.

Gjithsesi belgu thotë se nuk i intereson shumë numri që do ta bartë në fanellë.

“Për mua nuk është i rëndësishëm numri, e rëndësishme është të luaj me këtë fanellë dhe këtë stemë. Tani duhet ta kërkojë një tjetër numër”, u shpreh sulmuesi belg.

Hazard iu bashkua Real Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro. /Telegrafi/

62378840 343927066318449 4888963308851298304 n

telegrafi sport app