A ka rezerva të mjaftueshme mielli, me qëllim shmangien e rritjes së çmimit të bukës? Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tregtinë me Rusinë, drithërat janë produkti kryesor që importojmë me 4.98% të totalit të shkëmbimeve tregtare me këtë vend.
Madje, me këtë peshë, Rusia rezulton importuesi kryesor për drithërat për Shqipërinë.
Në komuna të ndryshme në Shqipëri kanë filluar blerjet masive të miellit, për shkak të efektit psikologjik që ka shkaktuar lufta Rusi-Ukrainë.
Për këtë çështje kaq shqetësuese foli në A2 Business Adi Haxhiymeri, kryetar i Unionit të Prodhuesve të Miellit. Ai dha një deklaratë qetësuese për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se vendi ynë nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me miell të tregut shqiptar.
“Lufta është shumë e rëndësishme për këtë degë të ekonomisë. Ky është një korridor shumë i rëndësishëm. Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, ndërsa Ukraina është në vendin e katërt apo të pestë. Por jo vetëm të grurit, por edhe të misrit apo vajit. Ukraina ka 6 milionë tonë vaj të bllokuar dhe po kaq grurë. Në këtë, ne mund ta ndjejmë këtë gjë pasi ndodhi në një rajon ku ne punojmë.
Megjithatë, unë po e theksoj se nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me miell të tregut shqiptar. Raste të tilla, ne i kemi kaluar kur ishte pandemia, që ishte një rast edhe më i keq. Ka tregje të tjera si afër, por edhe më larg. Grurë mund të blesh edhe sot, por kërkohet të gjendet çmimi më i mirë”, tha Haxhiymeri.
Ai sqaroi edhe rritjen e çmimit gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se ka ardhur si pasojë e luftës. “Ne kemi rezervat jashtëzakonisht të mëdha, të cilat i krijuam që në vjeshtë. Megjithëse rritja e çmimit të grurit nuk ka ndaluar deri më sot, kulmin e ka pasur në janar, çmimi i miellit nuk ka ndryshuar në Shqipëri deri më sot, kjo ka ardhur si rezultat i kompanive. Nëse e shpërndajmë në mënyrë të barabartë këtë sasi gruri në të gjitha kompanitë aktualisht, rezervat janë për 1,5 deri në 2 muaj. Çmimet kanë 4 ditë që janë rritur në treg. Është rritur për një arsye komplet tjetër. Kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit me tri herë të çmimit të energjisë elektrike”, tha Haxhiymeri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre