LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takoi ambasadorin Kosnett: Së shpejti nis puna e grupit punues për vettingun në drejtësi

Haxhiu takoi ambasadorin Kosnett: Së shpejti nis puna e grupit punues për vettingun në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim ambasadorin Philip Kosnett, të shoqëruar nga zëvendës shefi i sektorit politik Andy Hay.

Në takimin e përbashkët u diskutua rreth rëndësisë së sundimit të ligjit, për të cilën shprehet e përkushtuar edhe Ambasada Amerikane.

“Ministrja njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë. Si çështje e parë u diskutua rëndësia e kompletimit dhe implementimit të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë. Më tej u potencua që së shpejti do të filloj puna e grupit punues për vettingun në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.


Haxhiu renditi edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve dhe rishikimin e mekanizmave anti korrupsion, çështjet e krimeve të luftës (me fokus përmirësimin e kushteve dhe kapaciteteve të prokurorisë lidhur me ndjekjen e krimeve të luftës si dhe krijimin e mekanizmit për arkivimin e krimeve të luftës), formimi i Gjykatës Komerciale si dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Po ashtu u zotua se nismat e mira ligjore që kanë qenë në proces do të vazhdohen edhe më tej.

“Ambasadori Kosnett shprehi interesimin e tij për respektimin e legjislacionit që kanë të bëjnë mes kabinetit ministror dhe shërbyesve civil me ç’ rast ministrja Haxhiu garantoi respektimin e ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me shërbyesit civil”, thuhet më tej në njoftim.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit rajonal me shtetet fqinje me fokus në çështjet e drejtësisë si dhe çështjes së liberalizimit të vizave. Në këtë drejtim të bashkëpunimeve rajonale ministrja informoi ambasadorin që kanë filluar kontaktet e para me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në anën tjetër potencoi vështirësitë e bashkëpunimit me Serbinë veçanërisht në çështjet e krimeve të luftës.

Sa i përket liberalizimit të vizave ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin në veçanti në plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me luftimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Kosnett shprehën vullnetin për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori