LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ta kthejmë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe ta luftojmë të keqen

Haxhiu: Ta kthejmë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe ta luftojmë të keqen

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në një takim pune Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilën e njoftoi me arritjet e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë.

Çoçaj tha se kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për arritjen e qëllimeve që garantojnë një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, rritjen e efikasitetit, përmirësimin e performancës të sistemit gjyqësor, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Ministrja Haxhiu shprehu përkushtim për ofrimin e mbështetjes për realizimin e kërkesave buxhetore që i kanë institucionet e drejtësisë. Ajo theksoi se është e hapur dhe e gatshme në ofrimin e përkrahjes për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi.

“Jam e gatshme që bashkërisht me institucionet e drejtësisë t’i qëndroj besnike misionit tim si ministre e Drejtësisë që ta kthejmë besimin e qytetarëve tanë në drejtësi dhe ta përmbushim misionin e përbashkët, luftimin e së keqes”, tha Haxhiu.

Të dy palët diskutuan rreth adresimit të çështjeve të ndryshme si: zgjidhja e lëndëve civile, parashkrimi i lëndëve, buxheti 2020 dhe aprovimi i tij, nevoja për staf në gjykata, ligji i konfiskimit të pasurisë, rritja e pagave për stafin administrativ në gjyqësor, pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në grupe punuese dhe trajnime, si dhe çështje të tjera të cilat cilësohen si sfida aktuale në sistemin e drejtësisë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori