LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Shumë fëmijë janë diskriminuar gjatë periudhës së mësimit online

Haxhiu: Shumë fëmijë janë diskriminuar gjatë periudhës së mësimit online
Teuta Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës, 3 qershor 2020 (Foto: KosovaPress)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtare e Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu ka thënë se shumë fëmijë janë diskriminuar me mësimin online, pasi shumica prej tyre nuk kanë mundësi të sigurojnë laptop e kompjuter.

Haxhiu në seancën e sotme ku po mbahet interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Kosovë, ka thënë se një numër i madh i fëmijëve nuk kanë pasur fare qasje në mësimin online.

“Nuk është keq dhe nuk është turp që të themi që shumë familje nuk kanë mundësi të blejnë lap-top apo kompjuter. Prandaj kemi numër të madh të atyre që kanë qenë të diskriminuar”, ka thënë ajo.


Tutje Haxhiu tha se si komision parlamentar do ta mbajnë përgjegjës ministrin e MASH-it, Ramë Likaj dhe do të përcjellin procesin e mësimit në këtë kohë.

Ajo po ashtu shprehu shqetësimin e disa prindërve, pasi ka dëgjuar se mësimdhënësit u kanë kërkuar prindërve para për të blerë preparate si termometër, etj. /Telegrafi/