LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100 për qind ato që i kemi synuar

Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100 për qind ato që i kemi synuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se rekomandimet e Komisionit të Venecias për vettingun në drejtësi nuk janë plotësisht ashtu siç Qeveria Kurti kishte synuar.

Kjo pasi ekzekutivi synonte vetting të plotë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend, ndërkaq Komisioni i Venecias rekomandoi vetting për krerët e institucioneve të drejtësisë.


“Nuk është 100 për qind çfarë Qeveria ka synuar, sepse ne kemi konsideruar që duhet të kemi vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës, përmes mekanizmit të jashtëm, ndërsa komisioni i Venecias na e ka dhënë dritën e gjelbër për vettingun duke filluar nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë dhe pastaj fuqizimin e mekanizmave aktual brenda sistemit të drejtësisë, gjegjësisht jo mekanizmat aktual, por parasheh që të fuqizohen mekanizmat ose këta të tillët ose të tjerë varësisht se si ne e konsiderojmë” tha Haxhiu në  Klan Kosova.

E pyetur se a do të respektohen në përpikëri rekomandimet e Komisionit të Venecias, Haxhiu tha se këto rekomandime janë një reformë e madhe në sistemin e drejtësisë dhe llogaridhënies.

“Ne mendojmë që përgjigja e Venecias për vettingun në sistemet më të larta të sistemit të drejtësisë ku përfshihet Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, kryeprokurorët e prokurorive dhe kryetarët e gjykatave, është një reformë e madhe që do të bëhet pas miratimit të paketës ligjore në Kuvendin e Kosovës dhe besojmë që megjithatë është një hap i mbarë sesi mund ta kemi sistemin e drejtësisë llogaridhënës, transparent dheefikas, sepse Këshilli Gjyqësor edhe ai Prokurorial po t’i kemi ata të duhurit më shumë se gjysma e problemeve në sistemin e drejtësisë zgjidhen” tha Haxhiu.

Sipas ministres së Drejtësisë, sikur Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial të kishin funksionuar siç duhet, nuk do të kishte pasur nevojë që të nisej një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori