Ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu ka thënë sot se Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta sipas saj sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj.
“Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi.
Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite”, shkruan ajo.
“Kritika ime është e zëshme dhe e hapur. Jam përjetësisht e hapur për të dëgjuar kritikat e opozitës apo kujtdo tjetër, por në mungesë të tyre, opozita kujdestaron ndaj çdo fjale timen, vetëm sa për të krijuar një situatë, për të shprehur mllef dhe kushedi mbase kanë të drejtë sepse:
Metodat njëzet vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare nën tavolinë nuk gjenden në Qeverisjen Kurti. Prandaj ka zëra të tillë që sulmojnë sepse brenda dy viteve të mandatit qeverisës kemi ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në institucione”, shkruan ndër të tjera ministrja.
Lexoni të plotë disa nga siç i quan ministrja iniciativa që përfundimisht shteti i Kosovës do të kalojë në një nivel tjetër më të lartë sa i përket drejtësisë.
Vetingu në sistemin e drejtësisë
Brenda 1 viti e gjysmë është hartuar koncept dokumenti, amendamentet kushtetuese dhe kemi pranuar Opinionin pozitiv nga Venecia.
Reforma në Këshillin Prokurorial
Brenda 1 viti është hartuar projektligji, janë pranuar e opinione të Venecias dhe sikur opozita të mos e dërgonte në Gjykatë Kushtetuese, sot do ta kishim Këshillin Prokurorial të reformuar.
Byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme
Brenda 2 viteve, është miratuar koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është hartuar ligji, kemi pranuar 2 opinione nga Venecia dhe Ligji tashmë është miratuar.
Adresimi i dhunës në familje
Brenda 1 viti e gjysmë, është hartuar strategjia nacionale kundër dhunës në familje, janë bërë ndryshimet ligjore me qëllim të ofrimit të ndihmës juridike për viktimat, janë eliminuar pengesat për kompensimin e viktimave të krimit, strehimoret janë mbështetur me më shumë buxhet, kemi bërë ndryshimet në kode për dënimet plotësuese, kemi bërë fushata sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes dhe raportim të dhunës dhe po ashtu kemi nisur reformat në qendrat për punë sociale.
Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës
Brenda 1 viti është hartuar projektligji për themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës, është adresuar gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës, janë mbështetur financiarisht institucionet për adresim të këtyre krimeve dhe po punohet në strategji për drejtësi tranzicionale.
Me dy projekte të mëdha, njëri për kthimin e legjitimitetit dhe integritetit në gjyqësor, dhe tjetrin me verifikimin e pasurisë në mënyrë jo të pastër Kosova përfundimisht do të shndërrohet në vend model në Ballkan, ndërkohë që po i afrohet vlerave dhe orientimeve perëndimore.
Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori, e nuk caktohet nga politika e nuk përndjek me urdhra të saj. Ndërkohë që askush nuk mund të pasurohet në emër të politikës apo nga ushtrimi i detyrës zyrtare. Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vite.
Kosova do të bëhet vend i jetueshëm, për të gjithë, jo për të fortët.
Kujdestaria juaj nuk e zbehë punën tonë, e ne gjithsesi do të jemi edhe më të kujdesshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët