LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Për herë të parë Komisioni i Jurisprudencës nuk ka pas asnjë ndikim apo presion

Haxhiu: Për herë të parë Komisioni i Jurisprudencës nuk ka pas asnjë ndikim apo presion

Sot në rend dite në Kuvendin e Kosovës është edhe Projektligji për Provimin e Jurisprudencës, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për herë të Komisioni i Jurisprudencës nuk ka pasur presion.

Haxhiu para deputetëve të Kuvendit tha se Projektligji për Provimin e Jurisprudencës synon avancimin e infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë dhe transparencës në fushën e jurisprudencës.

“…Tani puna e këtij komisioni sapo ka përfunduar dhe unë jap vlerësimet më të larta për punën që ka bërë Komisioni për Provimin e Jurisprudencës deri tani, edhe gjatë testimit të kandidatëve në provimin me shkrim por edhe në provimin me gojë. Pra, për herë të parë Komisioni për Provim të Jurisprudencës nuk e ka pas asnjë ndikim dhe asnjë presion, as nga presidenca, as nga kryetari i Kuvendit, qeveria apo ministria e Drejtësisë.


Prandaj i falënderohem në emër të Ministrisë së Drejtësisë për punën e mirë, sepse është koha e fundit ku njerëzit të cilët e meritojnë duhet ta kalojnë provimin, qoftë të Jurisprudencës apo provimet tjera vetëm ata të mirët ta kenë të mundshme këtë dhe jo njerëzit që kanë lidhje me partitë politike apo familjarët e tyre”, tha ajo.

Sipas ministres, Projektligji për Provimin e Jurisprudencës synon avancimin e infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë dhe transparencës në fushën e jurisprudencës, i cili po ashtu adreson pengesat që janë identifikuar gjatë të kaluarës gjatë mbajtjes së këtij provimi.

Ajo më tej paraqiti çështjet më të rëndësishme të cilat i përmban Projektligji për Provimin e Jurisprudencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori