LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Për marrëveshjen për FSK-në, Kurti nuk e akuzoi sekretarin e NATO-s, por Thaçin

Haxhiu: Për marrëveshjen për FSK-në, Kurti nuk e akuzoi sekretarin e NATO-s, por Thaçin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar ish-kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin për marrëveshjen me NATO-n në vitin 2013 dhe jo sekretarin e kësaj organizate Anders Fogh Rasmussen.

Haxhiu po ashtu tha se marrëveshjet që janë trashëguar nga qeveritë pasuese janë të dëmshme dhe shumë të rrezikshme.


Ajo po ashtu tha se kryeministri Kurti nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s por titullarin e atëhershëm që ka dhënë firmën.

“Më lejoni të them atë që ka thënë kryeministri Kurti që si qeveri ne kemi trashëguar marrëveshje shumë të dëmshme, të rrezikshme dhe në këtë drejtim edhe Kurti ka thënë dje se marrëveshja të cilën e potencuat ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës. Dhe siç e ka adresuar Kurti, ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s por ka akuzuar titullarin e atëhershëm që e ka dhënë firmën pra nënshkrimin në një dokument të tillë dhe padyshim që ka adresuar që problemet e vjetra nuk mund të adresohen me një takim për një kohë tepër të shkurtër”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu po ashtu theksoi se çështja është adresuar në prokurori.

“Po ashtu ka thënë që çështja është adresuar në prokurori dhe më lejoni që t’ju informoj se prokuroria nuk e ka për obligim që të më raportoj në raport me lëndët që ajo I trajton apo i ka në kompetencë, njësoj si edhe unë si ministre e Drejtësisë nuk kam të drejtë të kërkoj nga prokuroria raport për lëndët që ajo po i trajton. Në këtë drejtim unë ju ftoj që këtë pyetje ta adresoni në prokurorinë e shtetit”, ka thënë ndër të tjera ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori