LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i PDK-së: Vaksinat nga Norvegjia, mashtrimi i radhës për Qeverinë Kurti 2

Haxhiu i PDK-së: Vaksinat nga Norvegjia, mashtrimi i radhës për Qeverinë Kurti 2

Norvegjia ka bërë të ditur se do t’i dhurojë Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Por, ndaj kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ky donacion është mashtrim i radhës për Qeverinë Kurti 2. Ai thotë se vaksinat Astra Zeneca, që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë, tani ia ka ofruar si ndihmë Kosovës.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë të martën ka bërë të ditur se dhuron 180 mijë doza të vaksinës anti-COVID për Republikën e Kosovës. Përmes një postimi në Twitter  është bërë e ditur se kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë me të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmetin Telegrafi.


Mirëpo, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se “’Ndihma’  e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës”.

“Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

Ai tha se “kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza”.

“Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021”.

Më tej, Haxhiu tha se “kështu ndodhë kur Qeveria e  Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë”.

“Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vertetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/