LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pas takimit me krerët e sigurisë dhe drejtësisë: Neglizhenca nga shteti, po i kthen dhunuesit në vrasës

Haxhiu pas takimit me krerët e sigurisë dhe drejtësisë: Neglizhenca nga shteti, po i kthen dhunuesit në vrasës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu një konferencë për media të martën, ka folur rreth vrasjeve të fundit të grave në Kosovë.

Haxhiu, ka thënë se me mosveprime dhe neglizhencë nga institucionet e drejtësisë shteti vetë po i shndërron dhunuesit në vrasës.

Pas takimit që pati me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për shkak të rritjes së numri të vrasjeve të grave në Kosovë, Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e dhunës në familje t’i trajtojnë me prioritet.


“Institucionet e drejtësisë të veprojnë brenda kompetencave dhe mekanizmave që kanë në dispozicion, duke mos neglizhuar as edhe një rast të vetëm të dhunës në familje. Kur po kemi raste të neglizhencave, të mosveprimeve, shteti vetë po e shndërron dhunuesin në vrasës”, ka thënë ajo.

Ministrja tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.

“Është brengosëse dhe tejet alarmante që e shohin dhunën si mjet të rëndomtë në tejkalimin e problemeve, të cilat tashmë shpesh herë po përfundojnë me fatalitet, pra me vrasjen e grave nga burrat e tyre apo nga ish-bashkëshortët. Ky fenomen është armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh. Këto sjellje barbare dhe këto akte monstruoze, shkatërrojnë jo vetëm jetën e viktimave por edhe familjet e tyre por edhe të shoqërisë. Nga viti 1999 që prej atëherë ku me entuziazëm po prisnim ngritin e Kosovës pas çlirimit e deri më sot, Kosova shënon 99 gra të vrarë nga burrat”, ka thënë Haxhiu.

Të gjitha lajmet rreth rastit tragjik në Pejë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth rastit tragjik në Pejë

Haxhiu ka paralajmëruar se “femicidin” do ta bëjnë vepër të veçantë penale.

Dhuna në familja dhe femicidi, siç u shpreh ministrja “janë armiku i brendshëm me rrezik të madh për Kosovën”.

Një problem tjetër të identifikuar nga Haxhiu është edhe gjuha e urrejtjes që përdoret në rrjetet sociale, të cilën ministrja e ka dënuar ashpër, ndërsa ka thënë se gjuha e tillë duhet të monitorohet.

Ndryshe sot në Pejë një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Ky është rasti i dytë brenda katër ditësh, ku një 21 vjeçare në Ferizaj  u vra në Qendrën për Punë Sociale nga ish-bashkëshorti i saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori