LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Bashkëpunimi ndërinstitucional, rol kyç në mbrojtjen e viktimave të krimit

Haxhiu: Bashkëpunimi ndërinstitucional, rol kyç në mbrojtjen e viktimave të krimit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha sot se bashkëpunimi ndërinstitucional ka rol kyç në mbrojtjen e viktimave të krimit.

Haxhiu këto komente i bëri në tryezën e Institutit të Kosovës për Drejtësi lidhur me gjetjet e raportit hulumtues “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”.

Për ministren Haxhiu, dhuna në familje, veçanërisht dhuna ndaj grave vazhdon të jetë shqetësues si fenomen në shoqërinë tonë, për këtë, shtoi ajo, Ministria e Drejtësisë një ndër prioritetet kryesore e ka adresimin e politikave ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.


Si veprim të rëndësishëm, ministrja Haxhiu e ka vlerësuar plotësimin e kuadrit ekzistues ligjor me synim të përforcimit të mekanizmave hetues e ndëshkues për kryerësit e veprave por edhe social e mbrojtës për viktimat.

Lidhur me këtë ministrja vuri theksin tek Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit për të cilin janë angazhuar që t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme duke adresuar disa çështje më rëndësi përfshirë; zgjatjen e afateve, llojet e dëmeve të kompensueshme, ristrukturimi i llojeve të dëmeve dhe shuma e kompensimit përfshirë lartësitë e kompensimeve, po ashtu është adresuar qasja e menjëhershme në kompensim si dhe përbërja e komisionit dhe si çështje të tilla pritet të procedohen në Kuvend të Kosovës me qëllim që të eliminohen problemet që janë identifikuar në praktikë.

Sipas njoftimit për media të MD-së, Haxhiu ka bërë me dije se bashkërisht me Koordinatoren Nacionale Kundër Dhunës në Familje, janë angazhuar intensivisht në adresimin dhe parandalimin e dhunës në familje, për çka, tha Haxhiu, bashkëpunimin ndërinstitucional është tejet i rëndësishëm në identifikimin  e veprimeve serioze me qëllim të parandalimit por edhe qëndrimit pranë viktimave të krimit, dhe kjo do të arrihej përmes angazhimit të të gjitha institucioneve relevante. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori