LAJMI I FUNDIT:

​Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Partisë Guxo

​Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Partisë Guxo

Deputeti Haxhi Avdyli është zgjedhur nënkryetar i Partisë Guxo. Kjo është bërë e ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjete sociale e i cili ka falënderuar kryesinë e partisë për besimin.

“Sot anëtarët të kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të partisë. Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intensive për të mirën e vendit”, shkroi Avdyli.


Ditë më parë, Partia Guxo mbajti kuvendin e parë zgjedhor ku ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, u zgjodhën si bashkëkryetarë të partisë.

Mirëpo, në prag të këtij kuvendi, deputetja Doarsa Kica Xhelili braktisi këtë subjekt politik dhe kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Partia Guxo, fillimisht u krijua si listë nga ana e tashmë presidentes Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga të gjitha funksionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas doli hapur kundër disa qëndrimeve të partisë, ndërsa tensionet kulmuan pas rënies së Qeverisë Kurti 1.

Ajo krijoi këtë listë që garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosjes ndërsa arriti të marrë 7 deputetë. Partia Guxo tashmë udhëheq me dy ministri në Qeverinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori