LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Avdyli tregon kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit (Video)

Haxhi Avdyli tregon kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit (Video)

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Haxhi Avdyli, ka treguar se kush do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kreu i LDK-së në Prizren ka mohuar se do të kandidojë vetë.


“Nuk jam unë kandidat për kryetar të Prizrenit, por Hatim Baxhaku. Edhe pse u largua nga lista për deputetë, shumë analiza e nxjerrin fitues në Prizren”, ka thënë Avdyli në Televizionin Rrokum.

“Njeriu i duhur për t’ia rikthyer Prizrenin LDK-së është Hatim Baxhaku”, ka thëne Avdyli.

Sipas tij, Baxhakut i beson qytetari i Prizrenit, sepse është njeri i dëshmuar

“Jemi të sigurt se me kandidimin e tij, LDK do të fitojë në Prizren”, ka thënë Avdyli. /Telegrafi/