Haxha deklarohet të jetë i pafajshëm

Haxha e ka konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe të montuar nga eksponentë të fuqishëm që duan t’ia ulin vlerën PTK-së.
Pos Haxhës, me akuza përballen edhe vëllezërit Blerim e Shkelqim Devolli, kryetari i Bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, dhe përfaqësuesi ligjor i Devolli Grup, Ismet Bojku, raporton Koha.
Prokurori i rastit, gjermani Joachim Stollberg, e ka lexuar aktakuzën për të cilën që të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Edhe pse sot ka nisur zyrtarisht gjykimi, ai menjëherë është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për 15 tetor me arsyetimin se u duhet më shumë kohë për të përgatitur një mbrojtje më të mirë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































