Aktorja e kishte takuar Obaman vitin e kaluar në një mbledhje fondesh në Los Angeles, dhe e kishte impresionuar atë me faktin se e kishte sakrifikuar një natë me bijën e saj, Emerson, vetëm sa për të qenë në ndejë.

"Kishim një moment kur i dhamë dorën njëri-tjetrit (dhe) i tregova se isha nënë e vetme. Më kujtohet se ngjarja ishte në një natë kur unë duhej të përkujdesesha për bijën time dhe unë se kam zakon të dal jashtë ndonjëherë kur përkujdesem për bijën time”, ka thënë ajo.

"I thashë, ‘Kjo është gjëja e vetme për të cilën do ta lija bijën time në shtëpi, 'Më duhet të të marr një autograf në një pecetë’”, ka thënë Hatcher për mediat amerikane.

Mirëpo peceta kur nuk erdh, dhe në një porosi për presidentin ajo thekson, "Ju në fakt i keni borxh Emerson një autograf. Së pari mund ta rregullosh ekonominë. Më pas mund ta rregullosh luftën. Pas shumë vitesh kur gjërat të bëhen më mirë, ndoshta do ta dërgosh një autograf”.