Besnik Hasi përjetoi disa momente irritimi me tifozët e skuadrës së tij, Olympiacos.

Fansat e kësaj të fundit në takimin kundër Asteras Tripol shpalosën një banderolë, ku ishte shkruar “Kosova është Serbi”.


Megjithëse, kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, mediat greke raportojnë se gjakovari nuk ka dashur të bëjë asnjë koment duke zgjedhur të hesht për momentin.

Së fundmi, klubi grek në eliminatoret e Ligës së Kampionëve do të përballet me Partizanin e Beogradit.

Kjo e fundit i ka përkujtuar eliminimin e Anderlechtit, ku trajneri shqiptar ishte numri 2 në shtabin teknik të skuadrës belge. /Telegrafi/

telegrafi sport app