Hasi në disa mjete të pashpërthyera në Gjilan, njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it i tërhoqën në mënyrë të sigurt

Një person derisa sa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:50 në fshatin Selishtë të Gjilanit.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim dhe KFOR-i kanë bërë tërheqjen e mjeteve.
“Fsh. Selishtë, Gjilan / 22.03.2026 – 16:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Telegrafi/




















































