LAJMI I FUNDIT:

Hashim, lidhi zagarët

Letrën në vijim e kam protokolluar në Zyrën e Kryeministrit me 19.02.2013, me shpresën se Kryeministri do të reflektojë pozitivisht dhe do të ndërmerr masat që i ka hije ta bënte çdo Kryeministër që është i interesuar për imazhin e tij dhe të vendit të tij.

Gjatë këtyre tri javëve as që u ndërmor ndonjë hap pozitiv, po përkundrazi gjërat u përkeqësuan në ekstrem.


Kjo tregon që kryeministri i Kosovës nuk brengoset fare as për imazhin e tij, as për imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Opinioni i gjerë tashmë është informuar për faktin që kryetari i Komunës së Mitrovicës nuk po i bindet vendimit të gjykatës lidhur me lokalet e RTV Mitrovicës. Pas vendimit të gjykatës në kundërshtim me të, kryetari i Komunës u ka lëshuar vendim disa personave me te meta fizike për të shfrytëzuar lokalet e RTV Mitrovica. Ky është veprim kriminal i dënueshëm me kodin Penal të Kosovës deri në tre vjet burg. Por, kush ta zbatojë ligjin se? Shyqyr që Ministria e Pushtetit Lokal, Prokuroria e EULEX-i i tërhoqën vërejtje që të mos ndërmerr hapa të dhunshëm. Por, nënshkrimi i një akti të tillë përben vepër penale.

Që nga dita e hënë, 10-15 persona me aftësi të kufizuar, si dhe aktivistë tjerë të PDK-së po protestojnë para lokaleve të RTV Mitrovica, duke kërkuar të largohemi nga lokalet tona në të cilat ndodhemi qe 14 vite. Sot këto protesta u bënë të dhunshme duke ngjyrosur me sprej lokalet dhe duke u hedhur sprej në sy punëtorëve të RTV Mitrovica.

* * *

I nderuar Kryeministër

Ajo që më thatë në pritje te Presidentja e Kosovës me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë se ke respekt për shkrimet e mia, më preku dhe më obligoi që këtë që po ju dërgoj të mos e publikojë, por të ta dërgoj drejt ty. Besoj se kështu do të kuptoni më drejtë këshillën time miqësore.

Besoj se e dini se verën që shkoi, RTV Mitrovica e fitoi gjyqin ndaj Komunës së Mitrovicës lidhur me lokalet që i shfrytëzon tash e 14 vjet. Pas kësaj ne filluam t’i normalizojmë raportet me udhëheqjen komunale duke u kryer shërbime dhe duke mos mbajtur inat, sepse konflikti nuk është interes, por akoma pa u tharë ngjyra në vendimin e gjykatës ja se çfarë letre kërcënuese morëm dje serish nga Komuna e Mitrovicës.

Nëse një institucion i shtetit nuk respekton vendimet e institucionit tjetër relevant të shtetit aty nuk ka shtet, por anarki. Këtë po e bëjnë aktivistët e partisë sate.

Me këtë, besomë, ata shumëfish më shumë të dëmtojnë ty se sa mua. Edhe nëse shkatërrohet tërësisht RTV Mitrovica, kjo nuk do t’ishte sukses për PDK. Përkundrazi do t’ishte disfatë dhe turp për PDK.

Ti mund të mos jesh në rrjedhe dhe ta injorosh këtë çështje sepse ke telashe më të mëdha e më të rëndësishme, por dije se këto “vogëlsira” krijojnë disponimin e përgjithshëm ndaj teje. Këtë edhe nëse unë të kuptoj dhe nuk ta faturojë ty, ka plotë të tjerë që do të ta faturonin ty: opinioni i gjerë, mediet, ambasadorët e huaj, EULEX-i dhe për këtë nuk më vjen mirë.

Ti e di më mirë se si do të veprosh, por e ndjej për obligim të të them se si do të kisha vepruar unë po t’isha në vendin tënd. Unë po t’isha n’vendin tënd do t’u kisha dhënë urdhër të prerë: “Mos e ngacmoni RTV Mitrovicën. Mos u merrni me kërcënime. Madje hiqni dorë edhe prej procedurave gjyqësore. Ju nuk mund t’ia ndryshoni bindjet Nexhmedin Spahiut, por mund të krijoni raporte normale me RTV Mitrovicën”.

Unë besoj se këtë ua ke thënë kur ke qenë në opozitë dhe këtë do të duhej tua thuash edhe tani kur je në pushtet. Nuk e di pse po harrojnë se edhe kur kam qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës, gjithë kundër-kandidatët e mi, përshi Bajram Rexhepin dhe Avni Kastratin e kanë pasur fushatën falë e të pakufizuar në RTV Mitrovica.

Kjo flet për korrektësinë time. Ku po mbetet korrektësia e partisë sate?

Mitrovicë, 17.02.2013

* * *

Fakti që kjo letër dorëzuar tri javë më parë nuk rregulloi asgjë po detyrohem ta bëjë publike.

Manipulimi me persona të hendikepuar është kulmi i poshtërsisë dhe ligësisë. Fshehja e “luftëtareve të lirisë” pas personave me të meta fizike është vogëlsi kulmore, lojë fëmijësh që çdo kush e kupton. Kur je në rrugë të gabuar është mirë që sa më parë të ndalosh. Prandaj, ndalo. Lidhi zagarët. Mos vazhdo kështu se askujt më keq se vetit nuk i bënë.

Në trend

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori