Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani pas takimit me homologen e tij, ministren Donika Gërvalla, shtoi se rajoni është duke kaluar një moment delikat, sa i përket sigurisë dhe stabiliteti.
“Vizita ime është pjesë e një turi në disa vende të rajonit, që ka për qëllim ndarjen e ideve në punën që duhet të bëjmë së bashku për të mirën e rajonit dhe qytetarëve tanë. Rajoni është duke kaluar një moment delikat, jemi të gjithë dëshmitarë që siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara se në cdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”, tha Hasani.
Ai shtoi se Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm të orkestruar e të armatosur që ndodhi kundë Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të vendit.
“Ishte akt kriminal dhe i rrezikshëm terroristë kundër stabilitetit, integritetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejmë të situatës me pasoja ndoshta të pakthyeshme”, tha Hasani.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tutje shtoi se Kosova e ka aleat të përjetshëm Shqipërinë, derisa pati edhe një mesazh për Serbinë dhe kërcënimet e saja përmes dërgimit të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën.
“Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në të mirë dhe në të keq Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon dhe në kufi të Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje të gjithë akterëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, se nuk i qohen ushtri më të kufiri fqinjëve dhe askush nuk duhet të vazhdoj më këtë lojë që është qesharake. Të gjithë e kemi të qartë se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, tha ministri Hasani.
Ai gjithashtu u shpreh se ndjehet i lumtur që vizita e tij në Prishtinë po ndodh në një moment pozitiv për Kosovën.
“Është një kënaqësi që ndodhem sot në Prishtinë. Dua të falënderoj kolegen, motrën time ministren Gërvalla për mirëpritjen dhe diskutimet e hapura. Jam i lumtur që kjo vizitë vjen në një moment kaq pozitiv për Kosovën që tashmë më në fund ka marrë liberalizimin e vizave, duke zgjeruar mundësitë dhe të drejtat e qytetarëve të saj”, tha Hasani.
Ai shtoi se ky është një vendim pozitiv jo vetëm për Kosovën por për të gjithë vendet e Ballkanit dhe vetë BE-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë