LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Është rritur interesimi i bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë (Video)

Hasani: Është rritur interesimi i bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë (Video)

Drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti ka thënë se kohëve të fundit është shtuar interesimi i bizneseve e kompanive të ndryshme gjermane për të investuar në Kosovë.

Sipas saj, imazhi i Kosovës është një prej pengesave për bizneset gjermane që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

“Ne në vazhdimësi jemi duke luftuar që ta përmirësojmë imazhin e Kosovës, duke e pasur parasysh që është një prej pengesave më të mëdha se pse hezitojnë ndërmarrësit gjerman të vijnë në Kosovë. Përveç imazhit duhet ta kemi parasysh se Kosova është vend i vogël, edhe pse kemi mjaftë se çfarë të ofrojmë, ne duhet të jemi atraktiv me investitorët”, tha Hasani.


Ajo ka treguar se pas hyrjes në fuqi të MSA-së është rritur interesimi i bizneseve gjermane që të investojnë në Kosovë.

“Interesimi i investitorëve gjerman është rritur që të investojnë në Kosovë, veçanërisht nga hyrja në fuqi e MSA-së. Vazhdimisht përmes Odës investitorët vijnë të interesohen në Kosovë dhe kemi arritur t’i shënojmë rastet e para të suksesit, ku ka firma gjermane që një pjesë të prodhimit ta zhvendosin në Kosovë”, tha ajo.

Hasani në këtë intervistë ka folur edhe për misionin e Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare për të cilën ka thënë se është një urë lidhëse ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës si dhe bizneseve nga diaspora. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori