LAJMI I FUNDIT:

Harxhimet jetësore në Maqedoni për një vit janë rritur për 16.8 përqind

Harxhimet jetësore në Maqedoni për një vit janë rritur për 16.8 përqind

Harxhimet jetësore në Maqedoni për muajin Gusht krahasuar me Korrikun janë rritur për 1.3%, kurse çmimet me pakicë për 0.6%.

Në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, harxhimet jetësore janë rritur për 16.8%, kurse cmimet me pakicë për 14.2%, ka njoftuar sot Enti Shtetëror për Statistika.


Rritja e cmimeve të produkteve ushqimore në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar tek buka dhe drithërat për 6.4%, pemët e freskëta për 3.8%, qumështi për 3.6%, mishi për 2.5%, lëngjet e pemëve dhe pijet e gazuara për 1.5% e kështu me radhë.

Në Gusht gjithashtu rritje të indeksit të harxhimeve jetësore është regjistruar edhe derivatet për amvisëri për 2.8%, transportin e udhëtarëve për 2.6%.

Ulje e harxhimeve jetësore në Gusht në krahasim me Korrikun e këtij viti është shënuar tek vaji i ushqimit për 4.1%, karburantet për 10.9%, transportin ajror për 5.3%, gazi për amvisëri për 1.4% e kështu me radhë.

Muajin e kaluar, Enti Shtetëror për Statistika kishte regjistruar rritje vjetore të harxhimeve jetësore për 16%, kurse 1.9% në nivel mujor.

Cmimet me pakicë në Korrik të këtij viti krahasuar me Korrikun e Vitit 2021 janë rritur për 14%.