LAJMI I FUNDIT:

Harvardi dhe “Hasan Prishtina”

“Asnjë shtet nuk dominon ndonjë industri në shkallë aq të madhe, sikurse SHBA që dominojnë edukimin e lartë “ (Shailendra).

E tha dikush se në raportin për radhitjen e universiteteve të botës, “Ranking Web Of World Universisties”, nuk qëndrojmë keq, sepse prapa nesh rreshtohen si vende më me traditë si nga rajoni dhe bota. Universiteti në pagëzim “Hasan Prishtina” i Prishtinës ishte jo më i miri as i fundit, por u rangua në pozitën e 3387.


Këtë lajm nuk do duhej ta kuptonim sa për t’u kënaqur ne me vetveten as për t’u dëshpëruar, por Universiteti i Prishtinës do të duhej të shënonte ngjitje nga ky pozicion aktual para se të jetë bërë një hulumtim i ri në të ardhmen.

Se sa po e përmirëson cilësinë e studimeve dhe përfitimit të dijeve për brezat e sotëm, dhe për ata që do të vijnë, kjo mbetet një çështje që kërkon një hulumtim të brendshëm më të ekzagjeruar dhe profesional, që nuk do të jetë bërë si duhet ndonjë herë. Por, ia vlen të bëhet para se të ndodhte një hulumtim i tillë nga jashtë, që ta dimë saktë ku qëndrojnë ngecjet dhe si të përmirësohet shkalla e performancës; cilat janë caqet e objektivave nëse mund të fiksohen pas një analize të hollësishme studimore dhe mbi bazën e treguesve aktual të jepet një përgjigje për të ardhmen.

Testim i cilësisë së studimeve që përgatit universiteti “Hasan Prishtina” për kuadrin e ri të profileve të ndryshme, është duke ndodhur gjatë hyrjes në tregun e punës së të rinjve si në sektorin publik ashtu dhe atë privat. Po të mund të matej shkalla e rezultateve të dëshmuara, ekziston dyshimi se ka një shpërputhje mes nivelit të dijeve të arritura dhe ato që po manifestohen në tregun e punës – e cili me rritjen e kërkesës për cilësinë më të lartë të dijeve, që sot kërkohen në saj të ndryshimeve dinamike dhe zhvillimeve në procesin e globalizmit – Universiteti publik i Prishtinës dhe ato private, të cilat rangohen goxha prapa tij, kanë rastin të marrin leksione nga hulumtimi i mësipërm.

Bartësit e organzimimit të punës në të gjitha universitetet kanë rastin e mirë, po qe se ka vullnet, t’i identifikojnë të gjithë faktorët që ekzistojnë në përcaktimin e pozitës në ranglistë.

Një shteti të ri siç është Kosova, kurrë më shumë se sa sot nuk i duhet përgatitja e kuadrove me cilësinë e lartë të dijeve konkurruese, sepse para vetës ka sfidat që i ka prodhuar shekulli XXI si :

– Thyerja e tregjeve nacionale si rezultat i proceseve të globalizmit
– Mundësitë që konkurrenca të veprojë në nivel global
– Përgatija e kushteve për jetësimin e dijeve në tregun e punës
– Eliminimi i ndikimeve nëpërmes ndërhyrjeve të paligjshme institucionale në avancimin e kualiteteve të dobëta të dijeve në tregun e punës, sidomos në sektorët e ndjeshëm të shoqërisë
– Absorbimi i dijeve brenda vendit me qëllim të formësimit të shoqërisë si partner i denjë dhe konkurrent me shoqëritë të tjera.

Në hulumtim u vërejt se si SHBA-të mbajnë pozitat e top 20-shes së parë në renditjen e universiteteve në botë, me çka jepet një mesazh se sa i përkushtuar mbetet ky shtet në investimet e mëdha jo vetëm financiare, por edhe në mbajtjen e rendit dhe kultivimit të vlerave nga themelimi shekullor i universiteteve.

Universitetit “Hasan Prishtina“ të Prishtinës, si kurrë më parë, nëse pretendohet jo të ruhet pozita në listë të cilën e kishim këtë vit, por të shënohet ngritje në të ardhmen, mund t’i shërbejë thënia në një artikull të botuar më parë nga Shailendra, profesor në universitetin Indian të menaxhimit: “Harvardi kërkoi që të vendosej larg prej dorës së ndryshimit ditor të politikës”. Pak përtej kësaj thënie, se pse universitetet amerikane mbeten të parat në listë, Shailendra do të thoshte një të vërtetë tjetër të madhe, se shumë vendeve në botë u mungon modeli qeverisës dhe inovativ i Amerikës për edukim të lartë.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori