Sulmuesi anglez dhe ylli i Bayern Munich, Harry Kane, po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Bundesligë.

Me 14 gola të shënuar deri tani, ai është padyshim një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.


Një nga skuadrat që ka shfaqur interes për shërbimet e tij është kampioni spanjoll, Barcelona, e cila e konsideron Kane një zëvendësim ideal për polakun Robert Lewandowski, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës me katalanasit.

Megjithatë, sulmuesi anglez ka qetësuar spekulimet. Në një intervistë për BILD, Kane theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me klubin spanjoll.

telegrafi.com

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd. Ndihem shumë rehat këtu, edhe pse ende nuk kemi diskutuar situatën time me Bayernin. Nuk ka nxitim dhe jam shumë i lumtur në Mynih. Nuk ka gjasa që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni", tha Kane.

Ky mesazh duket se vendos një “shah-mat” për përpjekjet e Barcelonës për ta transferuar anglezin sezonin e ardhshëm.

Edhe pse në futboll asgjë nuk është e përfunduar, katalanasit duket se do të duhet të kërkojnë një alternativë tjetër për sulmin e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app