Harron iPhone-in në mbushës gjatë natës, shikoni si është shkatërruar dhoma nga zjarri (Foto)

Një vajzë që kishte harruar telefonin duke u mbushur në dhomën e gjumit, për pak sa nuk ka humbur jetën në momentin kur rryma mori lidhje të shkurtër, për shkak të iPhone dhe kështu e gjithë dhoma e saj u përfshi nga flaka.
Caitlin Rae Durant 15-vjeçe nga Wales-i, i ka shpëtuar më të keqes kur dhoma u përfshi nga zjarri, dhe kështu ajo tani është detyruar të banojë me qira derisa të rinovohet shtëpia, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, zjarrfikësit i kanë postuar në internet fotografitë e dhomës së shkatërruar, si shenjë paralajmërimi për ata që praktikojnë ta lënë telefonin në mbushës pa nevojë.
Caitlin një adhuruese e flaktë e produkteve të Apple, kishte harruar telefonin në mbushës gjatë tërë natës, gjë që ishte nxehur shumë dhe si rezultat i kësaj e gjithë dhoma e saj e gjumit i përfshi nga flaka. /Telegrafi/























































