Harrohet Deklarata politike e partive shqiptare në Maqedoni (Video)
Opozita shqiptare nuk pranon që Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të jetë “e vdekur” dhe që nuk vlen më, kurse partitë shqiptare në pushtet, heshtin për respektimin e zotimeve të saj. Nga BDI-ja nuk përgjigjen nëse akoma mbështesin këtë deklaratë, të cilën liderët politik e nënshkruan në dhjetor të vitit 2016. Por muaj më parë, të pyetur për deklaratëm, nga partia e Ahmetit thanë se për BDI-në, aspekti normativ i Marrëveshjes së Ohrit rrumbullakohet me publikimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare. Sipas partisë së Ahmetit, në Kushtetutë shqiptarët kanë arritur barazinë në shtet dhe mbetet punë vetëm në përfaqësimin adekuat në institucione, zhvillim të barabartë ekonomik, sundimin e së drejtës, etj. Nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit thonë se së fundmi, nuk kanë pranuar asnjë nismë për jetësimin e deklaratës.
“Kryetari i Lëvizjes BESA pas kongresit filloi një seri takimesh me liderët politik në vend dhe ne ende jemi të mendimit që edhe më tej ndërmjet partive politike duhet të zhvilohet një dialog konstruktiv. Sa i takon Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, deri tani në adresën tonë nuk ka ardhur asnjë kërkesë konkrete që lidhet me këtë Deklaratë. Nëse do të ketë diçka të tillë do ta shqyrtojmë në organet partiake dhe do ta bëjmë publik qëndrimin tonë. Vlen të përmendet që edhe atëherë kur u nënshkrua Deklarata, si Lëvizje BESA, kemi pasur vërejtje për mënyrën si është organizuar e njëjta”” shprehen nga Lëvizja Besa, me kryetar Afrim Gashin.
Por opozita shqiptare e cila njëkohësisht me ndryshimet kushtetuese për emrin kërkon edhe ndryshime për avancimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, akuzon pushtetin për neglizhencë të asaj që vetë kanë premtuar. Për Aleancën për Shqiptarët, kushtetuta aktuale e vendit është diskriminuese për shqiptarët.
https://www.youtube.com/watch?v=t40CuGZG3Ho
“Është dëshpruese dhe e pajustifikueshme që partitë shqiptare që janë pjesë e Qeverisë po heqin dorë nga kërkesat shqiptare që janë të ligjshme dhe të domozdoshme për t’i avansuar të drejtat shqiptare. Kërkesat shqiptare për ndryshime kushtetuese, ku parashihen të drejtat e shqiptarëve në asnjë moment nuk e rrezikojnë marrëveshjen e Prespës dhe perspektivën Euroatlantike, përkundrazi garantojnë të ardhme më të sigurtë. Kushtetuta nuk hapet çdo ditë, tani është momenti më i volitshëm politik që, Kushtetutën e RM-së, ta bëjmë një Kushtetutë evropiane mbi parimet dhe principet e barazisë politike, të drejtave kolektive, duke pasqyruar realitetin multietnik. Kushtetuta aktuale është diskrimunese ndaj shqiptarëve, dhe si e tillë nuk është në harmoni me kushtetutat e vendeve te Bashkimit europian. Partitë shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë nëqoftëse nuk do të përkrahin kërkesat shqiptare, do të japin llogari në rradhë të para para votutuesve te tyre dhe para shqiptarëve në përgjithësi. Fatkeqësisht, sot BDI-ja është shumë aktive për faljen e dhunuesve të 27 Prillit dhe e luan rolin e ndërmjetësuesit për t’i pajtuar palët dhe po sillet e shurdhur dhe e painteresuar ndaj kërkesave të shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese”, thotë nga Aleanca për Shqiptarët përmes zëdhënësit, Flakron Bexheti.
Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, pret mbështetje nga të gjitha partitë shqiptare për t’u plotësuar kërkesat historike të shqiptarëve.
“Sa i përket deklaratës së përbashkët si zotim i partive shqiptare për çështjet e parealizuara dhe me rëndësi të posaçme për shqiptarët por edhe për qytetarët e vendit në përgjithësi, për Levizjen Besa ajo nuk konsiderohet e vdekur por e lënë anësh nga partitë në pushtet duke prolonguar hapjen e diskutimit dhe angazhimit rreth saj. Po e njëjta eshte mjaftë e rëndësishme dhe e domosdoshme që obligon partitë nënshkruese të mbeshtetin proceset për të zgjedhur çështjen e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Në këtë frymë Lëvizja Besa si parti opozitare propozoi amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe pret mbështetje nga të gjitha partitë shqiptare për t’u plotësuar kërkesat historike të shqiptarëve”, thonë nga Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin.
Për profesorin Mersim Maksuti, fragmentarizimi i partive shqiptare paraqet dështim në realizimin dhe zbatimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.
“Vetë deklarata nuk përmban diçka që nuk është parashikuar me akte dhe programe të partive politike, pos dy pikave të rëndësishme, zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe dhe integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike dhe në fakt këto dy çështje tashmë janë në proces të rregullimit të tyre. Në qoftë se dua ta analizoj veprimin e mbarëshqiptarë padyshim se lë vend për të dëshiruar sepse tashmë shqiptarët me vetë fragmentarizimin që bëjnë, shumë parti politike, dhe ata shumë që i kemi me shumë strategji dhe fragmentarizime, si mund të flasim për një strategji të përbashkët për realizim dhe zbatim, në funksion të të drejtave të shqiptarëve në këtë vend?”, u shpreh Mersim Maksuti, profesor.
Në Deklaratën e partive politike shqiptare pikë e veçantë është “Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën” ku synoheshin:
Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare
Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutë ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese.
Arritja e barazisë së plotë gjuhësore. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin, stemën shtetërore, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike.
Në deklaratë të gjitha partitë nënshkruese janë zotuar për mbështetje të çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullsinë shqiptare./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës