LAJMI I FUNDIT:

“Hari Mata Hari”: Shefqet Hoxha – Sheki na mësoi muzikën

“Hari Mata Hari”: Shefqet Hoxha – Sheki na mësoi muzikën

“Hari Mata Hari" është një grup i njohur muzikor nga Bosnje-Hercegovina. I formuar në Sarajevë, grupi ka performuar në 1,000 koncerte dhe ka shitur 5,000,000 albume. Baladat e tyre janë ndër më të famshmet në ish-Jugosllavi. Mbrëmë, ata performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Lideri i grupit, Hari, ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga “Miss Albania”.

Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, flasin dy anëtarët e grupit: Hajrudin “Hari” Varesanovic dhe Zeljko Zuber.

“Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina dhe kemi qenë si vëllezër. Dhe përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën, ka qenë shqiptar: Shefqet Hoxha – Sheki. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ka qenë mësuesi im i parë. Jetonte në Sarajevë, ishte nga Ferizaj, është shpërngulur drejt Prishtinës e më pas ka ardhur në Sarajevë. Ka qenë ai njeri që më bëri artist”, thotë Zuber.


“Hari Mata Hari” planifikon të mbajë edhe koncert në Tiranë.

“Sot folëm për një koncert që mund të bëjmë në Tiranë. Ne s’e dinim që na njihnin këtu. Tani që e mësuam se na duan, do të vijmë”, ka thënë Hari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori