Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka sulmuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me sjelljet e deputetes, Teuta Rugova.

Haraqija, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është pikërisht Isa Mustafa ai që LDK-në e ka bërë “pikë e pesë”.

“Se ti as vet se din ende me cilen parti je, a je LKJ, PREK etj”, i është drejtuar Haraqija, Mustafës.

Postimi i plotë i Haraqisë:

“Opa, opa shoku Isa paska thënë se Teuta duhet me mledhë mend se votat i paska prej partisë tij. Por ti shoku Isë partinë e babës se Teutës e bone pikë e pesë, por ti kundër SHIK-ut e preve F.Sejdiun dhe erdhe në krye të partisë, po ti ke që ra n’prehen te Hashimit dhe aty përfundove. Ama bash hiq bre ski drejt me fol. Se ti as vet se din ende me cilen parti je, a je LKJ, PREK etj.
A ki pa atë kuizin në portokalli… KOHA JOTE MBAROI”, ka shkruar Haraqija.

Isa Mustafa paralajmëron Teuta Rugovën: Nëse je me ne, rri me ne! Isa Mustafa paralajmëron Teuta Rugovën: Nëse je me ne, rri me ne!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, është pyetur rreth qëndrimit të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, e cila shpesh po del në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

“Ne nuk e kemi vetëm Teuta Rugovën e cila ka dalë nganjëherë nga rendi i partisë. Ne edhe në mandatin e kaluar kemi pasur disa deputetë, të cilët votonin kundër meje. Këta deputetë i kanë lënë ashtu, të marrin mend vetë, “edhe Teuta duhet të marrë mend vetë, dhe të përcaktojë se me kënd është. Nëse është me neve rri me neve, nëse nuk është me neve ajo vendos me kënd është”, ka thënë Mustafa.

Astrit Haraqija dhe Dardan Gashi konsiderohen si dy figurat kryesore, të cilat ndikuan që deputetja e LDK-së Teuta Rugova të ndihmojë në formimin e koalicionit qverisës, me prezencën e saj në seancën e Kuvendit, në ditën kur u votua Qeveria Haradinaj.

Dardan Gashi sot është zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës në Qeverinë Haradinaj. /Telegrafi/