LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vuçiq, Thaçi e Rama kishin planin prej 10 miliardë eurosh për ndarjen e Kosovës, unë i pengova

Haradinaj: Vuçiq, Thaçi e Rama kishin planin prej 10 miliardë eurosh për ndarjen e Kosovës, unë i pengova

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës.

Reklama

Në një intervistë për Ora News, lidhur me taksën 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj thotë se i solli përfitim deri në 600 milionë euro, vetëm në një vit Kosovës.

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh!”, ka thënë ai.

Sa i takon Bashkimit Kombëtar, kryeministri në largim thotë se “duhet folur më pak dhe punuar më shumë”.

Nga ana tjetër ai zbuloi se arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë ishte e ardhmja e minierës së Trepçës në Mitrovicë.

“Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova”, thotë ai.

Haradinaj thotë se e parandaloi këtë grabitje dhe përsëriti akuzat se 3-shja Vuçiç-Thaçi-Rama ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës. Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, thotë ai.

Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt.

Haradinaj tha se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Sipas tij, tani mos-ndarja e Kosovës është një betejë e fituar.

Haradinaj thotë se Shengeni Ballkanik, pa Kosovën është një gabim shumë i madh.

“Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Evropës”, shprehet Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Politikë
Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Lajme
Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Politikë
Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste

Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste

Lajme
Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

Lajme
Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori