LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Meritorët e lirisë sonë janë luftëtarët, do ta ruajmë nderin e ushtarit nëpër gjithçka që kalojmë

Haradinaj: Meritorët e lirisë sonë janë luftëtarët, do ta ruajmë nderin e ushtarit nëpër gjithçka që kalojmë

Në Kosovë sot është shënuar Dita e Veteranit, në përkujtim të dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manifestimi qendror është mbajtur sonte në Prishtinë, nën përkujdesjen e  kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka organizuar një pritje për veteranët në bashkëpunim me OVLUÇK.

“Sfidat që na vijnë përballë kurrë nuk do të na dobësojnë, sepse ato që vijnë përballë janë të lehta për luftëtarët. Ne do ta ruajmë nderin e ushtarit nëpër gjithçka që kalojmë dhe nuk do të lejojmë përçarje. Askush të mos ndihet vetëm sepse nuk jeni vetëm edhe atëherë kur në një moment humb shpresa, sepse vetëm ata që kanë qëndruar në rrugën e tyre të drejtë, kanë mundur të krenohen në fund. Unë jam krenar më atë që e kam bërë si ushtar i lirisë, si ushtar i Adem Jasharit, si ushtar i çdo atdhetari të popullit tim, edhe Ibrahim Rugovës”,  tha kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj.


Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se në traditën e tyre, të luftëtarit, nuk janë ndalë për ta vajtuar njëri tjetrin, por i kanë ndihmuar atij që i ka prirë dhe e kanë respektuar atë që ka prirë në rrugën e lirisë, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi krenarë si popull, që neve na ka prirë një familje emblemë, legjendare. Pra, edhe në ditën e sotme kur po flasim, kjo ditë shënon 30 vjetorin, sulmin në familjen Jashari, një sulm i hershëm që askujt nuk do t’i shkonte në mend se tek shqiptarët ka armë për t’ia kthyer armikut. Mund ta shihni se sa krenare dhe e çmuar është rruga jonë drejt lirisë. Meritorët e lirisë sonë nuk ka dilemë se janë luftëtarët, familjet e tyre, dhe të gjithë atdhetarët që i kanë përkrahur përpjekjet tona deri në liri”, shtoi kryeministri Haradinaj duke ua shprehur falënderimet më të mëdha veteranëve të ushtrive mike të cilës siç tha ai, i prinë ushtria e Amerikës, ushtria  e paqes, e në të cilin rresht hynë edhe ushtria e Kosovës.

Ai theksoi se punët që janë kryer në këtë vit dhe ato që do të kryhen vitin tjetër do ta çojnë porosinë tek miqtë e Kosovës, aleatët e vendit. “Kjo Ditë e Veteranit, le të jetë dita që do të shënohet përjetë në trojet tona”, përfundoi kryeministri Haradinaj.

Në shënimin e Ditës së Veteranit, Haradinaj ua ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Familjes Jashari, për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Faton Klinakut, sekretar i OVL-UÇK, për kontribut jetësor për veteranët e luftës dhe Abdyl Mushkolaj, kryetar i degës së Deçanit të  OVL-UÇK.

Me nga një fjalë të pranishmit i kanë përshëndetur, Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së dhe Rifat Jashari, vëllai Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori